Kronika

Pas konfiskimit të 3.4 milion dollarëve, policia arreston Kastriot Ismailajn

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kastriot Ismailaj, administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ. Dyshohet se Ismailaj dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja tё rënda, tё kryer nё bashkëpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprës penale” në vlerë mbi 5 milion euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar mesditën e sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri,  tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar  por nё llogaritё e kёtyre shoqёrive janё kryer transaksione finaciare, tё cilat shkojnё nё disa milionë Euro.

Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të materialit të dërguar nga Prokuroria e Tiranës që po zhvillon këtë hetim, kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të këtij shtetasi, në shumën e rreth 3.4 milion dollarëve. Kërkesa për konfiskimin e pasurisë i është kaluar për veprim Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, si organet kompetente për zbatimin e ligjit të ashtuquajtur ‘Antimafia”. Sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, nisur nga materiali referues prej institucioneve ligjzbatuese si Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, rezulton se ky shtetas, nëpërmjet manovrave financiare ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlera të konsiderueshme. Shtetasi Kastriot Ismailaj ka krijuar disa kompani fiktive, pa aktivitet, por që në llogaritë bankare të tyre kanë qarkulluar para në vlera disa milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button