☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,889 ▲ +0.15% ETH $2,232 ▼ -0.07% XRP $1.1559 ▼ -0.59% SOL $89.5700 ▼ -0.11%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
roze

Pas problemeve gjatë koncertit, Lionel Richie përfundon në spital

Lionel Richie vijon të jetë i shtruar në spital, ndërsa mjekët po kryejnë ekzaminime për të parë nëse këngëtari mund të ketë probleme të lidhura me zemrën.

Sipas TMZ, artisti 77-vjeçar ndodhet në terapi intensive dhe po i nënshtrohet një sërë testesh për probleme kardiake. Richie pritet të dalë nga spitali të mërkurën, sipas raportimeve. Përfaqësuesit e këngëtarit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Këngëtari u shtrua në një spital në St. Louis, Missouri, gjatë fundjavës, pasi pati vështirësi për të përfunduar koncertin e së shtunës në Muny Amphitheater. Fillimisht, mjekët dyshuan se shkak mund të ishte dehidratimi i lehtë.

Gjatë performancës, fituesi i Grammy-t u detyrua të kërkonte një karrige për këngën e fundit, “All Night Long”, dhe vazhdoi performancën i ulur.

Richie u kishte treguar më herët fansave se kishte pasur probleme me dehidratimin gjatë turneut, ndërsa kishte përmendur edhe një shtrim të mëparshëm në spital në muajin qershor.

“Disa gjëra kanë ndodhur gjatë këtij turneu që më kanë shqetësuar, sepse nuk po arrija të kuptoja se çfarë dreqin po ndodhte”, u tha ai fansave gjatë koncertit.

“Më pas shkova përsëri te mjeku dhe ai më tha: ‘Po vuani nga dehidratimi’”, tregoi këngëtari.

Richie ishte shtruar në spital edhe në qershor, pasi u ndje keq gjatë një koncerti në Grand Casino Arena në St. Paul, Minnesota, dhe u detyrua ta përfundonte performancën më herët. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, këngëtari shihej duke u ulur disa herë gjatë interpretimit të këngës “Dancing on the Ceiling”.

“Kur ndihesh i trullosur, ulu”, u tha ai fansave, përpara se të largohej përfundimisht nga skena.

Pas incidentit, Richie anuloi dy koncerte në Chicago dhe Columbus, Ohio. Megjithatë, më 4 korrik, ai u përpoq t’i qetësonte fansat përmes një postimi në Instagram.

“Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë të mirë dhe për gjithë dashurinë tuaj. Jam mirë dhe ju jam mirënjohës të gjithëve”, shkroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.