☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,889 ▲ +0.15% ETH $2,232 ▼ -0.07% XRP $1.1559 ▼ -0.59% SOL $89.5700 ▼ -0.11%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
roze

Ariana Grande drejt martesës me Ricky Alvarez?

Ariana Grande ka ngjallur sërish dyshime se lidhja e saj me Ricky Álvarez mund të jetë duke shkuar drejt një të ardhmeje serioze.

Gjatë koncertit të fundit të turneut “Eternal Sunshine”, në Londër të martën, këngëtarja bëri një ndryshim të papritur në tekstin e këngës së saj të famshme “thank u, next”, duke i bërë fansat të mendojnë se mund të ketë në plan martesën me Álvarez.

Në vend të vargut origjinal, “Wrote some songs about Ricky / Now I listen and laugh”, Grande këndoi: “Wrote some songs about Ricky / I’m tryna make him my last”. Publiku reagoi menjëherë me brohoritje, ndërsa 33-vjeçarja qeshi pas ndryshimit të tekstit.

Ky nuk është hera e parë që Grande ndryshon tekstin e këngës për t’iu referuar marrëdhënies së saj me Álvarez. Gjatë koncertit të 13 korrikut në Barclays Center në Brooklyn, ajo kishte kënduar:

“Wrote some songs about Ricky / We always find our way back.” (“Shkrova disa këngë për Ricky-n / Ne gjithmonë e gjejmë rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri.”)

Grande dhe Álvarez kishin qenë në një lidhje për rreth dy muaj më shumë se një dekadë më parë, përpara se të ndaheshin dhe të ruanin miqësinë ndër vite. Dyshja u rikthye së bashku në korrik, pas ndarjes së Grande nga aktori Ethan Slater, me të cilin ajo u njoh gjatë xhirimeve të “Wicked”.

Në atë kohë, një burim pranë këngëtares tha se ajo dhe Álvarez po e merrnin marrëdhënien hap pas hapi dhe se Grande nuk po nxitonte për t’u futur menjëherë në një lidhje serioze.

Dyshimet për romancën e tyre u shtuan pasi dyshja u pa në disa raste së bashku. Ata u fotografuan për herë të parë në shoqërinë e miqve në një restorant në Austin, Teksas, gjatë festimeve për ditëlindjen e 33-të të Grande.

Muajin e kaluar, këngëtarja e bëri lidhjen me Álvarez praktikisht zyrtare në Instagram, duke publikuar disa fotografi të tyre së bashku.

Rikthimi i saj romantik vjen në një moment kur Grande po përgatitet të bëjë një hap pas nga jeta publike. Këngëtarja fituese e Grammy-t ka njoftuar se do të marrë një pushim nga aktivitetet publike pasi të përfundojë turneun “Eternal Sunshine”, pas asaj që përfaqësuesja e saj e përshkroi si “vëmendje të pafundme dhe të vazhdueshme” ndaj saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.