Ekonomia

P/buxheti 2016: Shpenzimet totale parashikohen në masën e 452 125 milionë lekëve

Në projektbuxhetin e vitit 2016, i cilësuar si p/buxheti i zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave, shpenzimet totale parashikohen në masën e 452 125 milionë lekëve, ndërsa të ardhurat planifikohen 417 694 milionë lekë.

Defiçiti për vitin 2016 planifikohet në masën 34 431 milionë lekë, me një ulje prej rreth 23 796 milionë lekë krahasuar me vitin 2015, kur defiçiti buxhetor përmes aktit normativ të miratuar nga qeveria në korrik të këtij viti planifikohet 58 227 milionë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të minsitrisë së Financave defi]iti buxhetor llogaritet 2.2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga i cili 20 979 milionë lekë ose 1.4 % e PBB-së është me financim të brendshëm dhe 0.9 ose 13 452 milionë lekë është me financim të huaj.

“Ky është buxheti i zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe i uljes së borxheve dhe uljes së taksave. Është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi për mirëqenien e qytetarëve. Karakteristikë e këtij buxheti është se nuk i rrit taksat, përkundrazi i ul ato”, tha Cani.

Sipas tij, përmes vendimit të qeverisë për zerimin dhe uljen e tatimit mbi biznesin e vogël përfitojnë mbi 80 mijë biznese. Qeveria propozon që tatimpaguesit me qarkullim nga zero deri në 5 milon lek të kenë tatim të thjeshtuar të fitimit të biznesit të vogël zero lek nga 25000 lekë në vit që është. Për tatimpaguesit me qarkullimin nga 5 milionë lek deri në 8 miliojnë lekë të kenë normën e tatimit prej 5 përqind të fitimit neto nga 7,5% që është aktualisht.

Sipas ministrit të Financave nga ky përjashtim mund të punësohen apo vetëpunësohen me mijëra persona. Më tej, ministri i Financave nënvizoi se, për herë të parë nis ulja e borxhit.

Lidhur me investimet, sipas p/buxhetit 2016 shpenzimet kapitale llogariten sa 4 % e Prodhimit të Brendshëm bruto, ose 60 479 milionë lekë nga të cilat 30 927 milionë lekë ose 2 % e PBB-së anë me fianncim të brendhsëm dhe 28 369 milionë lekë ose 1.9 % e PBB-së me financim të huaj.
Shpenzimet për pushtetin vendor gjtë vitit 2016 llogariten 47 996 milionë lekë ose 3.1 % e PBB-së.

Sa i takon rritjes ekonomike, Cani u shpreh se buxheti përshpejton një rritje të qëndrueshme nga 2.1 në 2014 në 2.7 në 2015 dhe projektohet në 3.4% në 2016.

Pritshmëritë për mbylljen e vitit 2015:                                                 Projeksioni për vitin 2016:

Të ardhurat 398 210 milionë lekë                                                       Të ardhurat 471 694 milionë lekë
Shpenzimet 456 437 milionë lekë                                                       Shpenzimet 452 125 milionë lekë
Defiçiti 58 227 milionë lekë                                                                   Defiçiti 34 431 milionë lekë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button