☁️
Tiranë 13°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,496 ▼1.46%
DOW 46,025 ▼0.87%
NASDAQ 21,474 ▼2.08%
NAFTA 94.64 ▲4.78%
ARI 4,370 ▼4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,314 ▼ -3.54% ETH $2,042 ▼ -5.66% XRP $1.3436 ▼ -5.04% SOL $85.9600 ▼ -6.33%
S&P 500 6,496 ▼1.46 % DOW 46,025 ▼0.87 % NASDAQ 21,474 ▼2.08 % NAFTA 94.64 ▲4.78 % ARI 4,370 ▼4 % S&P 500 6,496 ▼1.46 % DOW 46,025 ▼0.87 % NASDAQ 21,474 ▼2.08 % NAFTA 94.64 ▲4.78 % ARI 4,370 ▼4 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe qeverinë e Iranit si një regjim diktatorial. Berisha e cilësoi këtë si një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob”.

Berisha gjithashtu dënoi sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, të cilat i konsideroi vende mike të Shqipërisë. Ai po ashtu mbështeti përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për atë që e cilësoi si “përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të ajatollahëve”, duke favorizuar një qeveri të zgjedhur nga populli.

“Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik: Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë, dhe u shpreh këtyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli, si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.