Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,091 ▲ +0.21% ETH $2,188 ▲ +0.65% XRP $1.4159 ▲ +0.56% SOL $86.3600 ▲ +0.29%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

PD-ja fushatë për zgjedhjet pa garë/ Zbardhet udhëzimi për 23 majin, Berisha cakton përfaqësues të vetin në çdo komision

Edhe pse Partia Demokratike zhvillon më 23 maj zgjedhje pa garë brenda partisë për kryetarin e ri, me emrin e vetëm në listë Sali Berishën, në selinë blu ka nisur një proces i mirëfilltë zgjedhor.

Një javë para zgjedhjeve, Top Channel ka siguruar një udhëzim të Partisë Demokratike, ku thuhet se në parti ka nisur fushata për zgjedhjen e kryetarit të ri. Udhëzimi sqaron se fushata në radhët e demokratëve ka nisur më 15 maj dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit.
Ndonëse i vetëm në garën për kryetar, Sali Berisha po ndjek me vëmendje gjithë procesin zgjedhor, ku ka vendosur të ketë përfaqësues të vetin në çdo komision votimi dhe numërimi. Siç sqarohet në udhëzimin e PD-së, komisioni i votimit dhe numërimit të votave do të përbëhet nga 3 anëtarë, ku në përbërje janë një nga nënkryetarët e degës ose kryetari dhe dy anëtarë të Kryesisë së degës.
Në dokument shkruhet se të drejtën e votimit e ka çdo anëtar partie që ka emrin në listat e zgjedhësve dhe çdo anëtar tjetër partie, i cili edhe pse nuk e ka emrin në listë, është i pajisur me dokumentin origjinal të anëtarësisë së tij në PD. Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00 të datës 23 maj. Parashikohet që procesi i numërimit të votave të nisë jo më vonë se 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të bëhet publik brenda datës 24 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.