☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,253 ▲ +0.73% ETH $2,701 ▲ +0.67% XRP $1.5003 ▲ +1.1% SOL $121.2700 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më 18 maj pritet të organizojnë një tjetër protestë për të kërkuar të drejtën e dhënies së provimeve në gjuhën shqipe.

Studentët kërkojnë që provimet e tyre të zhvillohen në gjuhën amtare, duke theksuar se shqipja dhe maqedonishtja janë gjuhë zyrtare në vend dhe se përdorimi i shqipes është një e drejtë e garantuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bebe Rexha ndan një mesazh të fuqishëm mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë, ne kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë.

Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare. Studentët po protestojnë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe këtë të hënë.

Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët”, shkruan artistja.


Protesta e mëparshme u zhvillua më 6 prill në Shkup. Studentët kërkojnë që e drejta e dhënies së provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe të zbatohet në praktikë, një e drejtë që, sipas Kushtetutës dhe ligjit, është e garantuar, por nuk po respektohet aktualisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.