☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,547 ▼0.98%
DOW 46,317 ▼0.76%
NASDAQ 21,661 ▼1.53%
NAFTA 116.12 ▲3.3%
ARI 4,669 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,876 ▼ -2.64% ETH $2,069 ▼ -4.16% XRP $1.2975 ▼ -3.79% SOL $78.5200 ▼ -4.54%
S&P 500 6,547 ▼0.98 % DOW 46,317 ▼0.76 % NASDAQ 21,661 ▼1.53 % NAFTA 116.12 ▲3.3 % ARI 4,669 ▼0.34 % S&P 500 6,547 ▼0.98 % DOW 46,317 ▼0.76 % NASDAQ 21,661 ▼1.53 % NAFTA 116.12 ▲3.3 % ARI 4,669 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Mbrojtja e trafikantit, mafia ka kapur shtetin

ristaniPartia Demokratike ka denoncuar sot përfshirjen e deputetëve të mazhorancës në trafikun e drogës dhe imunitetin që jep qeveria për të kërkuarit nga policia

Ne nje deklarate per media, deputeti Arben Ristani ka thene “Policia e Shtetit, pas informacioneve që erdhën nga Italia dhe Mali i Zi, kreu para pak ditësh një operacion në zonën e Vilunit në Shkodër dhe arriti të ndalonte disa persona. E vërteta e dhimbshme është se Policia, nuk arriti të arrestonte kreun e organizatës”.

Sipas tij, kreu i organizatës, një person me precedent të rëndë penalë, i njohur për gjithë zonën për aktivitetin kriminal, u mor në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës në Shkodër.

“Këtë fakt që e bëri të ditur ditën e aksionit të Policisë një e përditshme pranë qeverisë, e dinë tashmë edhe Prokurorët e krimeve të rënda, dhe drejtuesit e Policisë. Kreu i organizatës mafioze gjeti strehë në makinën e blinduar të deputetit të mazhorancës, makinë e cila përdoret edhe nga përfaqësues të tjerë, njerëzit më të besuar të Edi Ramës në zonën e Veriut. Ngjarja është shumë e rëndë. Deputetët e lidhur me krimin, dolën përsëri mbi ligjin”- tha ai.

Ristani ka thene se tërheqja e Policisë para këtyre fakteve, tregon se mafia ka kapur shtetin.

“Informacioni i ardhur nga vendet fqinje arriti të prishë rehatinë e deputetëve të Edi Ramës, u mori atyre një ngarkesë. Por kur trafiku lejohet nga qeveria, merret në mbrojtje prej saj, bashkëpunimi i autoriteteve italiane shkon dëm, pasi të paprekshmit e Edi Ramës nuk mund të ndalohen. Kjo është e vërteta e rendit dhe e krimit në Shqipëri”- tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.