☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,653 ▲ +0.65% ETH $2,065 ▲ +1.36% XRP $1.3254 ▼ -2.1% SOL $83.5700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

PD pranë bojkotit të Kuvendit, mbledhja e së hënës, një formalitet

Opozita

Qëndrimi për mosmarrje pjesë në seancë prove dhe për aleatët e saj. Ndoka kundër, PR,e pavendosur

Grupi-i-PDPartia Demokratike duket se vendimin për bojkotin e Kuvendit do ta ketë vetëm një formalitet, pasi partia më e madhe e opozitës tashmë nuk do të ndryshojë strategjinë e saj të bërjes së opozitarizmit jashtë aulës parlamentare. Të hënën paradite, pritet të merret vendimi final për të hyrë ose jo në Kuvend. Pas dështimit të takimit me aleatët tri ditë më parë, ku në zyrën e Bashës u gjend vetëm kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kryedemokrati do të synojë nesër të bindë aleatët për vijimin e bojkotit. Sipas “Top Channel”, burime zyrtare në Partinë Demokratike pohojnë se nuk do të ndryshojë atë të parin. Të njëjtat burime thonë se në analizën e opozitës rezulton se gjatë kësaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen antidemokratike të Kryeministrit në raport me opozitën dhe me institucionet e pavarura. Pas takimit me FMN-në, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh: “Ka një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili është vendim në fuqi dhe është i padiskutueshëm deri sa të ketë një vendim tjetër”. Por i këtij mendimi duket se nuk ka qenë aleati tradicional i PD-së, republikani Fatmir Mediu, i cili në takimin e zhvilluar disa ditë më parë në Bashkinë e Tiranës, me Bashën, ka dhënë sinjale kundër kësaj fryme bojkotuese. “Dua të them që as Rama, as ndonjë individ tjetër nuk qëndron mbi Kushtetutën dhe ligjet. Kuvendi do t’i rikthehet debatit dhe jo dhunës, opozita mban qëndrim opozitar, ne nuk mbajmë qëndrime preferenciale. Ne na kanë votuar qytetarët që të jemi në Kuvend”, tha Mediu pas takimit me Bashën. Republikanët me katër deputetë në Kuvend janë grupi i dytë i opozitës. Qëndrimi final do të merret të hënën, porse PR-ja duket e pavendosur në bojkotin ose jo të Kuvendit. Ndërsa ende nuk janë zhvilluar konsultat me kreun e PDK-së, Nard Ndoka, dhe kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi. Kryedemokristiani Ndoka ka qenë kundër bojkotit që PD-ja ndërmori pas incidentit që ndodhi ndaj demokratit Gent Strazimiri, duke marrë pjesë në seancat parlamentare. Sesioni i ri që nis të hënën, do të ketë në fokusin e saj kryesor reformën në sistemin e drejtësisë. Mazhoranca ka bërë thirrje që opozita të bëhet pjesë e këtij procesi kaq shumë të rëndësishëm. Porse PD-ja gjendet e pafuqishme përballë kësaj reforme, pasi nuk ka numrat e duhur për t’i bërë presion mazhorancës për bllokim votash.

Kryedemokrati

Basha

“Ka një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili është vendim në fuqi dhe është i padiskutueshëm deri sa të ketë një vendim tjetër”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.