Kosova

PDK nuk thërret seancë, pret të bëjë koalicion me LDK-në

pdk-nuk-th-euml-rret-seanc-euml-pret-t-euml-b-euml-j-euml-koalicion-me-ldk-n-euml_hdPartia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend që të thërras seancën konstituive të Kuvendit pa pasur edhe marrëveshje për formimin e qeverisë. Zyrtarë nga PDK-ja janë të bindur se Blloku tashmë është i përçarë dhe se koalicioni paszgjedhor do të thyhet, prandaj presin që të shkojnë në seancë me një marrëveshje për koalicionin PDK-LDK.

Se nuk do të ketë së shpejti seancë të Kuvendit, këtë e qartësoi edhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, e cila tha se nuk ka seancë pa marrëveshje, përkundër thirrjeve që i bënë si ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff ashtu edhe ambasadorja amerikane, Tracy Ann Jackobson.

Nëse PDK nuk do të dorëzohet edhe disa ditë përballë këtyre presioneve dhe nuk do të ketë reagim serioz nga ana e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, atëherë ka gjasa që vetë Blloku të veprojë.

Një zyrtar i lartë i Blloku LVAN i ka thënë Gazetës Blic se janë duke diskutuar disa ide se si të veprohet nëse do të vazhdoj kjo bllokadë e PDK-së.

“Jemi ne konsultime të vazhdueshme edhe ndërmjet vete, por edhe me një pjesë të ndërkombëtarëve se si të veprohet me seancën konstituive. Ka ide të ndryshme, mirëpo, opsion kryesor mbetet që këtë ta bëjë Teuta Rugova, si deputetja më e re, nëse PDK nuk do të pranoj në asnjë formë ta thërras seancën”, ka thënë ky burim.

Mirëpo, ky zyrtar është i bindur se Flora Brovina nuk ka rrugë tjetër pos që të thërras seancën e Kuvendit. “Besojmë që këtë do ta bëjë gjatë javës”, tha ky burim.

Në anën tjetër, nga PDK duket se nuk do të lëshojnë pe. Pos Brovinës, edhe vetë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi disa herë e ka përsëritur ditëve të fundit se s’ka institucione pa PDK-në. Ai ka thënë se partia e tij ka dalë e para në zgjedhje, dhe kësisoj i takon edhe qeveria.

Ndërkaq, një zyrtarë i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se ata janë të bindur se do të thyhet Blloku.

“Takimi i djeshëm tregoi se Blloku është i përçarë. Jeni të bindur se Blloku do të thyhet. Do të ketë koalicion PDK- LDK”, tha ky zyrtar.

Ndërkaq, zyrtarisht as nga PDK e as nga LVAN nuk kanë dashur të prononcohen gjatë ditës së shtunë rreth këtyre temave.

Në anën tjetër, ka filluar një presion i madh ndërkombëtarë. Pos ambasadorit britanik, edhe ambasadorja amerikane ditëve të fundit ka qenë shumë aktive në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ajo dje ka kërkuar që menjëherë të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Vendi ka hyrë në muajin e gjashtë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk i kemi institucionet. PDK doli e para në zgjedhje, mirëpo nuk arriti që të gjejë asnjë partner për bashkëqeverisje. Blloku LDK – AAK- Nisma dhe Vetëvendosje arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo Gjykata Kushtetuese me vendimin për kryetarin e Kuvendit kishte bllokuar institucionet. Mirëpo, tash pas lëshimit pe të Bllokut, analistët politik konsiderojnë se më nuk ka arsye që të mos thirret seanca konstituive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button