Politika

Peleshi: Jo më tesera partie për vendet e punës në administratë

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama caktoi si përgjegjësi në administratë ish-zëvendëskryeministrin Niko Peleshin. Lidhur me këtë reformë që do të ndërmerret në administratën shtetërore, Peleshi duke folur nga Korça është shprehur se askush nuk do të shihet nga teserat e partive që ka për të mbajtur vendim e punës. Peleshi ka theksuar se çdo vend pune në administratë duhet të fitohet me meritë.

“Asgjë nuk do të shikohet nga teserat qoftë e PS-së apo e kujtdo partie. Mund te kesh teserën por nëse ke meritë për të fituar punë atëherë do ta fitosh. Nëse bëjmë këtë mund të them që kemi një të ardhme të sigurt drejt standardit europian dhe procesin e integrimit.
Grupi i punës që unë drejtoj do të ndërtojë edhe një strukturë më inovative që të risim eficencën mes ristrukturimeve të institucioneve që më shumë kanë  fjetur dhe nuk kanë bërë punë.

Jemi duke ndërmarrë një tur falënderimi sepse e meritojmë pasi Shqipëria arriti rezultat historik. Ishin zgjedhje që ngritën lart flamurin e Shqipërisë.
Ne kemi filluar edhe me dëgjesa që pas fushatës të jemi në kontakt me komunitetin. Ti dëgjojmë më qetë komunitetin dhe të përcaktojmë punët më të rëndësishme. Edhe pse u evituam masivisht problemet nuk kanë sosur pasi kemi shume punë përpara”, është shprehur Niko Peleshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button