Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,666 ▲ +0.06% ETH $1,993 ▼ -0.64% XRP $1.3294 ▼ -0.95% SOL $82.0700 ▼ -1.14%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi, ka konfirmuar nga Maliqi sot, 29 mars, krijimin e komisionit për reformën territorialo-administrative duke theksuar rëndësinë e një procesi me pjesëmarrjen dy partive kryesore.

“Lajmi i mirë është që deri tani kemi një bashkëpunim bipartiak dhe shpresoj që edhe produkti final të jetë një produkt i përbashkët, pra të ketë dakordësi mes të dyja forcave politike, sepse kjo do ta bënte reformën më të qëndrueshme”, ka thënë ai, raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi.

Ai ka shtuar se çdo variant i propozuar duhet të shqyrtohet me kujdes dhe se fokusi kryesor duhet të jetë rritja e efikasitetit të bashkive, duke harmonizuar zonat rurale me ato urbane.

Peleshi ka vënë në dukje po ashtu suksesin e reformës së vitit 2015, që krijoi bashki të ndërthurura rurale dhe urbane, dhe nënvizoi rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit bujqësor, sidomos në qarkun e Korçës.

I pyetur mbi mundësinë që reforma të orientohet politikisht, Peleshi është shprehur qartë:

Absolutisht që ky faktor nuk duhet të jetë në tavolinë! Efikasiteti duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor, jo orientimi politik.

Peleshi ka mohuar përçarje brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se diskutimet e gjata dhe të shëndetshme nuk mund të konsiderohen si përçarje. “Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime, pa frymë debati dhe pa demokraci të brendshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, identiteti kulturor, etno-kulturor dhe gjuhësor do të jetë një nga elementët e rëndësishëm që komisioni po merr në konsideratë, duke vlerësuar mozaikun etnik si një pasuri të rajonit.

“Në rajonin tonë kemi minoritetin maqedonas, i cili është një vlerë dhe duhet ruajtur”, ka përfunduar socialisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.