Bota

Pengu amerikan, Somers vritet gjatë një operacioni ushtarak

 Amerikani, Luke Somers, i cili ishte marrë peng nga Al-Kaeda në Jemen, u vra sot gjatë një operacioni ushtarak amerikano-jemenit në kuadër të lirimit të tij, deklaroi një zyrtar i lartë jemenit.

SHBA“Pengu amerikan u vra”, theksoi zyrtari i lartë nën kushtet e anonimatit, pa dhënë detaje të tjera.

Luke Somers, 33 vjeç, i cili ishte marrë peng në vitin 2013 u shfaq në një video duke u shprehur se jeta e tij ishte në rrezik dhe bëri thirrje për ndihmë.

Videoja tregoi gjithashtu, Nasser ben Ali al-Ansi, një drejtues i Aqpa, i cili kërcënoi me ekzekutim të pengut nëse SHBA nuk i përgjigjej kërkesave të grupit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button