Rama: Kush abuzon me energjinë s’mund të marrë rroga me lekët e shtetit
Kush nuk paguan energjinë nuk mund të punojë në administratë.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social “Tëitter” shkruan sot se, kush abuzon me energjinë s’mund të marrë rroga me lekëte shtetit.
Kryeministri thekson se, të punosh në shtet do të thotë të jesh shembull në pagesën e dritave, ujit dhe taksave.
“Kush abuzon me energjinë s’mund të marrë rroga me lekët e taksave! Të punosh në shtet dmth të jesh shembull në pagesën e dritave, ujit, taksave”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.