☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.65 ▲1.75%
ARI 4,043 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,925 ▲ +1.54% ETH $2,354 ▲ +2% XRP $1.3272 ▲ +2.18% SOL $102.0600 ▲ +2.23%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.65 ▲1.75 % ARI 4,043 ▼0.77 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.65 ▲1.75 % ARI 4,043 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit mbi bazën

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njëkohësisht kryetare e Këshillit, miratoi vendimin që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që do të prekë të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2026.

Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, mundëson rivlerësimin e pagës mesatare mbi të cilën llogaritet shuma mujore fillestare e pensionit.

Ky hap synon që pensionet e reja të jenë në përputhje me kontributet e derdhura dhe të sigurojë një trajtim të drejtë për të gjithë aplikantët.

“Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim, do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2026, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, bën të ditur ISSH.

Formula aktuale e përcaktimit të pensionit fillestar, e ndryshuar me reformën e vitit 2014, përcakton një pension bazë, i cili është rreth 9.800 lekë dhe një shtesë mbi të që është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar. Ky sistem synon të sigurojë që pensionet të jenë sa më të drejta dhe në përputhje me kontributet e dhëna.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.