🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.81 ▲0.05%
ARI 4,518 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,759 ▼ -6.46% ETH $1,882 ▼ -6.11% XRP $1.2070 ▼ -6.99% SOL $74.3800 ▼ -8.41%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.81 ▲0.05 % ARI 4,518 ▼0.04 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.81 ▲0.05 % ARI 4,518 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
03 Jun 2026
Breaking
Arte

Kanye West vjen në Tiranë, një performancë unike më 11 korrik që do të mbetet në memorien e publikut shqiptar

Tirana do të jetë dëshmitare e një prej momenteve më të paharrueshme në historinë e saj kulturore dhe artistike. Reperi Kanye West, i njohur ndryshe si Ye, do të sjellë një performancë unike që do të mbetet në memorien e publikut shqiptar për shumë vite. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit një ditë më parë ndau lajmin për organizimin e një prej ngjarjeve më spektakolare muzikore ndërkombëtare të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, që do të mbahet më 11 korrik 2026.

“Artisti me ndikim global Ye do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore”, thuhet në njoftim. Si një nga artistët më ndikues të kohës sonë, Ye ka formësuar për mbi dy dekada muzikën, modën dhe kulturën globale. Diskografia e tij përfshin albume ikonike si The College Dropout, Graduation, 808s & Heartbreak dhe Donda, të cilat dëshmojnë një evolucion të vazhdueshëm artistik dhe një kërkim të pandërprerë për forma të reja shprehjeje.

I njohur për qasjen e tij novatore dhe performancat që sfidojnë kufijtë e zhanreve, ai vazhdon të rishkruajë standardet e spektaklit live në skenën ndërkombëtare. MTKS shprehet se ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në infrastrukturën e eventeve dhe shënon një hap të ri për pozicionimin e Shqipërisë si destinacion për ngjarje të mëdha artistike dhe kulturore. “Prania e tij në Tiranë përbën jo vetëm një moment të rëndësishëm për publikun shqiptar, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur profilin ndërkombëtar të vendit përmes industrisë së eventeve dhe turizmit kulturor.

Ky aktivitet i përmasave të mëdha pritet të gjenerojë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, duke nxitur turizmin, rritur vizibilitetin ndërkombëtar dhe krijuar mundësi të reja bashkëpunimi për profesionistët e industrive kreative dhe të eventeve në Shqipëri”, vijon njoftimi nga MTKS. Organizimi i koncertit realizohet nga kompania ndërkombëtare Streetlife, në bashkëpunim me Redcloud të cilët do të mbështesin realizimin në terren të këtij eventi në Tiranë. Eventi më11 korrik do të zhvillohet në një hapësirë të dedikuar enkas për këtë performancë. EagleStadium një stadium i përkohshëm, me rreth 60,000 spektatorë, në Kashar, afër aksit Tiranë-Durrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.