Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.55 ▲0.84%
ARI 4,505 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,028 ▼ -5.88% ETH $1,871 ▼ -6.57% XRP $1.2246 ▼ -5.19% SOL $74.9900 ▼ -7.5%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.55 ▲0.84 % ARI 4,505 ▼0.33 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.55 ▲0.84 % ARI 4,505 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Arte

“Fundi i Golemëve” një vepër e fuqishme historike dhe muzikore, opera e kompozitorit Nikolla Zoraqi vjen premierë…

Nga Julia VRAPI

Opera shqiptare “Fundi i Golemëve” nga kompozitori Nikolla Zoraqi është një vepër e fuqishme historike dhe muzikore. Kjo vepër vjen si premierë botërore, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Opera “Fundi i Golemëve” një vepër e fuqishme historike dhe muzikore, ku drama, qëndresa dhe fati i një epoke marrin jetë përmes tingujve, zërave dhe madhështisë së skenës shqiptare.

Me libret nga Kolë Jakova, nën dirigjimin e maestros Zhani Ciko “Mjeshtër i Madh” dhe me konceptin regjisorial të Nikolin Gurakuqit “Mjeshtër i madh” vepra do të vijë për tre mbrëmje në skenë. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e sjell këtë vepër premierë këtë muaj për publikun. “Në këtë univers skenik, zërat e solistëve, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së bashkohen në një frymë të vetme, duke sjellë në jetë dramën e një epoke që shembet, por që vazhdon të jetojë përmes kujtesës dhe artit. Një rrëfim për fundin… ose ndoshta veç fillimin më 28, 29, 30 maj, ora 20:00”, thuhet nga TKOB.

Dirigjent kori Dritan Lumshi, skenograf Mentor Berisha dhe kostumograf Bashkim Zahaj. Kjo shfaqje do të jetë dhe një nga momentet e veçanta në sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku një vepër shqiptare shkruar nga kompozitori Nikolla Zoraqi vjen në skenë për publikun. Vepra në të gjitha gjinitë muzikore, që janë luajtur në aktivitetet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare, janë krijuar nga kompozitori Nikolla Zoraqi, ndërsa këtë sezon artistik është Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit që sjell në skenë një vepër të tij. Një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare Nikolla Zoraqi (Tiranë, 24 janar 1929 -1991) kompozitor shqiptar, i cili gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare.

Kompozimet e kompozitorit Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit” janë luajtur nga formacione të rëndësishme të muzikës shqiptare, nga Orkestra e TKOB-së, Orkestra e RTSH-së, Orkestra e Akademisë së Arteve, Orkestra e Liceut Artistik dhe nga trupa të ndryshme korale dhe instrumentale. Krijoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniatura instrumentale tek koncerti, baleti e simfonia. Është autor i veprave të mëdha skenike, opera e balete si: “Cuca e maleve”, “Historia e një kënge”, “Tokë e pamposhtur”, “Shota dhe Azem Galica”, “Joniada”, “Paja”, etj.

Më herët këtë vit u shfaq dhe një dokumentar premierë mbi jetën dhe veprën e tij artistike. “Nikolla i zemrës së Tiranës” solli një rrëfim të plotë mbi kontributin e kompozitorit, që la gjurmë në të gjitha gjinitë muzikore. Një dokumentar me skenar nga Natasha Lako dhe regjisor Mevlan Shanaj dhe konsulent muzikor maestro Zhani Ciko. Filmi dokumentar “Nikolla i zemrës së Tiranës” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) me realizim të shtëpisë kinematografike “Production Cinemania”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.