☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,187 ▼ -0.24% ETH $2,370 ▼ -1.71% XRP $1.2732 ▼ -1.63% SOL $102.1100 ▼ -1.33%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj kritikon qeverinë: Punëtorët përballen me paga të ulëta dhe kosto të lartë jetese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Punës ka kritikuar qeverisjen aktuale.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Punës ka kritikuar qeverisjen aktuale.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëtorëve, ndërsa qeveria në largim ka bërë të kundërtën.

Sipas tij, qytetarët sot përballen me paga të ulëta, kosto të lartë jetese dhe standard që mbetet ndër më të ulëtit në rajon.

“Paga minimale është kthyer më shumë në formë asistence, ndërsa paga mesatare mezi mbulon nevojat bazike të një familjeje. Në sektorin publik dhe privat, vështirësitë janë të njëjta dhe presioni ekonomik rritet çdo ditë. Sot, shumë punëtorë kanë humbur shpresën, ndërsa fuqia e re punëtore gjithnjë e më shumë sheh largimin nga vendi si mundësi të vetme për një jetë më të mirë. Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është që të vijnë ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.