Ekonomia

Pensionet private, Banka Botërore mbështet Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për zgjerimin e skemës

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore po shikon mundësinë e zgjerimit të tregut të pensioneve private, treg i cili në 6 vite llogarit vetëm 9700 anëtarë të përfshirë në këtë skemë dhe pasuritë neto llogariten 4.9 milionë euro.

AMF me mbështetjen e Bankës Botërore do të zhvillojë në Tiranë, në datën 8 tetor 2015 konferencën “Sistemi i pensioneve vullnetare në Shqipëri – zgjerimi i mbulimit”. Konferenca do të pasqyrojë ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri, mundësitë dhe sfidat që paraqet zgjerimi i këtij tregu në vend. Pjesëmarrës do të jenë ligjvënës, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe institucioneve të huaja ndërkombëtare, si edhe institucione rregullatore, homologe të AMF-së në rajon.

Në këtë konferencë do të prezantohen rezultatet e anketimit të zhvilluar nga AMF në bashkëpunim me Institutin e Statistikës (INSTAT) në mbi 500 subjekte ekonomike private në të gjithë Shqipërinë në lidhje me mundësinë e zgjerimit të tregut të pensioneve vullnetare në vend. Konferenca do të japë edhe rekomandime për mundësitë e shtrirjes dhe pjesëmarrjes më të gjerë në fondet e pensioneve vullnetare private.

Në konferencë do të prezantojnë përvojat e tyre disa shoqëri shqiptare, të cilat kanë ofruar për punonjësit e tyre përfshirjen në skemat e pensioneve vullnetare private. Një tjetër këndvështrim për zhvillimin e tregut do të prezantojnë edhe tre shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve, për avantazhet që sjell përfshirja në këto fonde dhe mundësitë për zgjerim.
Konferenca është pjesë e një projekti më të gjerë që po zbatohet nga AMF në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) dhe me mbështetjen e Bankës Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button