☁️
Tiranë 14°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.83 ▲0.79%
ARI 4,706 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,283 ▼ -0.16% ETH $2,346 ▼ -1.28% XRP $1.4225 ▲ +0.25% SOL $89.1200 ▲ +2.76%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.83 ▲0.79 % ARI 4,706 ▲0.25 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.83 ▲0.79 % ARI 4,706 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
07 May 2026
Breaking
Bota

Pentagoni po e kthen ekonominë në armë strategjike

Në Pentagon po konsolidohet një ide që deri pak vite më parë do të dukej më shumë retorikë se doktrinë: se lufta ekonomike është po aq vendimtare sa ajo ushtarake.

Një njësi relativisht e re, e njohur në mënyrë informale si “Deal Team Six”, po përpiqet të institucionalizojë këtë qasje, duke e vendosur kapitalin, investimet dhe tregjet në të njëjtin nivel me tokën, detin dhe ajrin.

Në qendër të kësaj strukture është Njësia Ekonomike e Mbrojtjes (EDU), një mekanizëm që synon të përdorë instrumente financiare dhe industriale për të forcuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Në këtë logjikë, marrëveshjet, investimet dhe kontrolli i zinxhirëve të furnizimit nuk janë më thjesht çështje ekonomike, por elementë të drejtpërdrejtë të fuqisë shtetërore.

Drejtuesi i njësisë, George Kollitides, e artikulon qartë këtë transformim: lufta ekonomike nuk është koncept i ri, por po rikthehet në qendër të strategjisë moderne. Për Pentagonin, kjo do të thotë të trajtojë tregjet dhe kapitalin si një “fushë operacionale” më vete.

Në praktikë, kjo përkthehet në ndërhyrje më aktive të shtetit në orientimin e industrisë së mbrojtjes, në stimulimin e prodhimit dhe në identifikimin e boshllëqeve strategjike në ekonomi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të financuar, por për të dirigjuar.

Njësia e re ka në dispozicion qindra milionë dollarë në kuadër të buxhetit të mbrojtjes për vitin fiskal 2027, i cili arrin në rreth 1.5 trilionë dollarë. Këto fonde pritet të përdoren për të nxitur prodhimin e kontraktorëve të mbrojtjes, për analiza strategjike të kapaciteteve industriale dhe për aktivitete të ndjeshme që nuk bëhen publike.

Kollitides e përkufizon këtë si një përpjekje për të siguruar që shteti amerikan “të marrë një marrëveshje të mirë” nga investimet publike – një qasje që reflekton ndikimin e drejtpërdrejtë të mendësisë së biznesit në strukturat e sigurisë.

Në këtë model, “deal-making” nuk është më funksion administrativ, por mekanizëm presioni dhe ndikimi, brenda dhe jashtë vendit.

Përplasja ekonomike me Kinën në sfond

Dimensioni më i gjerë i kësaj strategjie është rivaliteti me Kinën. Sipas drejtuesve të EDU, Pekini ka ndërtuar për dekada një formë të qëndrueshme të luftës ekonomike përmes investimeve globale dhe iniciativave si “Belt and Road”.

Në këtë kontekst, Washingtoni po përpiqet të rikuperojë terrenin e humbur, duke reduktuar varësinë nga prodhimi i jashtëm dhe duke rikthyer kapacitete industriale brenda vendit ose në partneritete të kontrolluara.

Kjo nuk është vetëm një çështje konkurrence ekonomike, por një përplasje për kontrollin e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe teknologjisë – pra për vetë arkitekturën e fuqisë globale.

Pentagoni me ADN biznesi

Një element tjetër i rëndësishëm është profili i drejtuesve. Pentagoni i kësaj faze karakterizohet nga një prani më e madhe e figurave me background biznesi, duke reflektuar një zhvendosje nga logjika klasike ushtarake drejt një qasjeje më hibride, ku financa dhe industria janë pjesë integrale e strategjisë.

Kjo sjell një stil të ri vendimmarrjeje: më i orientuar drejt efikasitetit ekonomik, por edhe më i prirur për të përdorur instrumente tregu për qëllime gjeopolitike.

Në thelb, “Deal Team Six” nuk është thjesht një njësi e re në Pentagon. Është shenjë e një transformimi më të thellë: zhvendosja e luftës nga fushëbetejat tradicionale drejt tregjeve, investimeve dhe infrastrukturës industriale.

Në këtë paradigmë të re, fitoret nuk maten vetëm me territor apo kapacitete ushtarake, por me kontroll mbi prodhimin, teknologjinë dhe kapitalin. Dhe në këtë lojë, marrëveshjet mund të jenë po aq të rëndësishme sa armët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.