☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.62 ▼0.32%
ARI 4,131 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,513 ▼ -2.47% ETH $1,654 ▼ -5.28% XRP $1.1050 ▼ -2.52% SOL $68.9800 ▼ -6.33%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,131 ▼1.7 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,131 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shpërndante drogë në Don Bosko dhe Laprakë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Ky është edhe momenti kur forcat e Antidrogës e shtijnë atë për tokë dhe i vënë prangat në duar.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se shtetasi me incialet K.C ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa javësh nga agjentët e policisë.

Sipas burimeve, 37-vjeçari dyshohet se shiste lëndë narkotike, kryesisht në zonën e Don Boskos dhe Laprakës.

Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur rreth 200 gramë kokainë, me një vlerë prej rreth 700 mijë lekësh të rinj.

Dyshohet se lënda narkotike do t’u shitej personave të tjerë, të cilët më pas do ta shpërndanin në doza të vogla. K.C., i cili u ndalua pranë hyrjes së Bllokut të Ambasadave në rrugën e Durrësit, nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.