Sporti

Përcaktohen vazot për shortin e eliminatoreve të Europianit, ja me cilat skuadra mund të jetë në grup Shqipëria

Janë përcaktuar vazot për shortin e eliminatoreve të Euro 2020 që do të mbahet në 2 dhjetor, teksa Kombëtarja kuqezi bën pjesë në vazon katërt.

Shqipëria ka zbritur kështu 1 vaze në krahasim me eliminatoret e Botërorit, gjithsesi shanset janë të mëdha për të siguruar një biletë në Kampionatin Europian.

Interesant është fakti që mund të përballemi dhe me Kosovën, që bën pjesë ne vazon e 5-të, gjithmonë nëse dardanët nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në Europian nga Liga e Kombëve.

Kualifikueset e “Euro 2020” do të kenë 10 grupe. Rregulli i njohur është që dy ekipet e para kualifikohen direkt. 4 ekipet fituese të Ligës A do kenë grup me 5 ekipe, një rregull i përcaktuar nga UEFA. Të gjitha grupet e tjerë do të jenë me 6 ekipe. Gjermania, ndryshe nga herët e tjera do të jetë në vazon e dytë.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button