☁️
Tiranë 13°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,697 ▼1.16%
DOW 46,855 ▼1.18%
NASDAQ 22,400 ▼1.39%
NAFTA 93.20 ▲6.82%
ARI 5,141 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,484 ▼ -0.34% ETH $2,072 ▲ +0.13% XRP $1.3835 ▼ -0.4% SOL $86.9900 ▲ +0.56%
S&P 500 6,697 ▼1.16 % DOW 46,855 ▼1.18 % NASDAQ 22,400 ▼1.39 % NAFTA 93.20 ▲6.82 % ARI 5,141 ▼0.74 % S&P 500 6,697 ▼1.16 % DOW 46,855 ▼1.18 % NASDAQ 22,400 ▼1.39 % NAFTA 93.20 ▲6.82 % ARI 5,141 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përdorimi i bonove të privatizimit, qeveria shtyn afatin deri ne fund te 2016-ës

Qytetarët mund të përdorin bonot e privatizimit deri në fund të vitit 2016. Qeveria ndryshoi në mbledhjen e të mërkurës ligjin “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit.

Bono-Privatizimi-10000-lekëSipas nenit 3 të këtij p/ligjit të propozuar nga qeveria, afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2016. Me to mund të bëhesh pjesë e ankandeve në proceset e privatizimit (godina shtetërore, oborret, toka, deri edhe në investime strategjike. Kjo është e disata herë që qeveria miraton shtyrjen e afatit të përdorimit të tyre.

Bonot e privatizimit u emetuan për herë të parë në vitin 1991.

Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë.

Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Bonot e privatizimit kanë pasur dy destinacione masive, grumbullimi në fonde investimi dhe përdorimi në procesin e legalizimit. Vlera e bonove të privatizimit është luhatur në varësisë të përfshirjes së tyre në sferën ekonomike nga qeveria. Vlera e bonove është luhatur ndër vite duke rënë nga 17-18 për qind në 1998, në 12 për qind para 4-5 vitesh, kur edhe u lejua përdorimi i tyre për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Që atëherë, bonot janë zhvlerësuar deri në 2 apo 3 %. Vlera e tyre u rrit sërish pas përfshirjes në ligjin për legalizimet. Vendimi i qeverisë për riaktivizimin e tyre në ekonomi pritet të rrisë sërish vlerën e tyre në treg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.