☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,767 ▼0.21%
DOW 47,382 ▼0.68%
NASDAQ 22,685 ▼0.05%
NAFTA 87.36 ▲4.69%
ARI 5,184 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,666 ▲ +1.2% ETH $2,076 ▲ +2.26% XRP $1.3942 ▲ +0.78% SOL $87.5800 ▲ +2.13%
S&P 500 6,767 ▼0.21 % DOW 47,382 ▼0.68 % NASDAQ 22,685 ▼0.05 % NAFTA 87.36 ▲4.69 % ARI 5,184 ▼1.12 % S&P 500 6,767 ▼0.21 % DOW 47,382 ▼0.68 % NASDAQ 22,685 ▼0.05 % NAFTA 87.36 ▲4.69 % ARI 5,184 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Përdornin mbiemrin e Shullazit për të vënë gjoba

2 të rinj Altin Valisi 21 vjeç dhe Durim Dervishi 19 vjeç të cilët me anë të kërcënimit për jetën, gjobitën me 10 mijë euro biznesmenin Piro Zoto.

Dy të rinjtë dolën të premten, para togave të zeza të gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilët caktuan për ta, masën e sigurisë arrest me burg për vepren penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në dosjen e hetuesve janë mesazhet kërcënuese që të rinjtë i kanë dërguar biznesmenit 55 vjeçar ndërkohë që edhe në biseda telefonike, ata prezantoheshin si Elton Shullazi. Përdorimi i këtij emri ka bërë që agjentët e policisë së krimeve ndaj pronës të hetojnë dhe vënë nën përgjim prej më shumë se një muaji të rinjtë, nga ku ka rezultuar se këta persona nuk kanë lidhje me Emiljano Shullazin, por kanë përdorur mbiemrin e tij vetëm për të frikësuar biznesmenin.

Ky i fundit ka vënë në dijeni policinë dhe ka vijuar negociatat me të rinjtë në prani të efektivëve, të cilët më pas i vunë në pranga në një lokal ku ishte caktuar takimi për dorëzimin e parave. Gjatë seancës për masën e sigurisë 19 vjecari Durim Dervishi ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të gjobvënies prej 10 mijë eurosh, por vetëm ka shoqëruar shokun e tij. Policia ka sekuestruar 11 cëlular dhe 5 karta SIM nga ku ka rezuluar se janë nisur SMS ose thirrje hyrëse në numrin e biznesmenit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.