☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,398 ▼ -0.68% ETH $1,995 ▼ -1.25% XRP $1.3238 ▼ -1.58% SOL $81.5800 ▼ -2.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Përfitim ekonomik nga statusi? Gjosha: BE është në krizë, nuk presim rritje fondesh

gjoshaMinistrja e Integrimit, Klajda Gjosha një ditë pas marrjes së statusit kandidat, ka folur për kushtet e vendosura nga BE për hapjen e negociatave.

Gjosha u shpreh se, në mbledhjen e sotme të qeverisë, u diskutuan në detaje konkluzionet e Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së, si dhe angazhimet që do të ketë qeveria shqiptare për muajt në vazhdim.

“Ajo çka është më e rëndësishmja ose kryefjala, gjatë muajve në vijim, do të jenë dy reformat kryesore, ajo administrative territoriale dhe reforma në drejtësi, plotësimi i 5 prioriteteve kyçe, ende të mbetura për Shqipërinë”, theksoi Gjosha.

“Shpresojmë që do të vazhdojmë me ritmet e duhura për hapjen e negociatave dhe për të çuar Shqipërinë deri në anëtarësim me të drejta të plota në BE”.

Ministrja u mundua të sqarojë dhe përfitimet e Shqipërisë nga marrja e statusit kandidat. Gjosha tha se përfitimet nuk janë të drejtpërdrejta.

Pas këtij vendimi a mund të kemi diçka për sa i përket përfitimeve ekonomike nga BE. Mund të kemi një pritshmëri dhe një shifër të fondeve që përfitohen nga BE?

Unë e kam përsëritur gjithmonë se statusi i vendit kandidat është një mesazh politik tepër i fuqishëm për vendet që tregon se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur drejt procesit të integrimit europian. Nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë ekonomike, pasi mund t’u them se deri në këto momente si në vitet e shkuara edhe sot, Shqipëria vazhdon të marrë dhe të përfitojë fondet e paraaderimit të dhëna nga BE dhe do të vazhdojë t’i përfitojë ato. Shifrat janë në lëvizje. Kuptohet që edhe BE ndodhet në një moment krize, pra ne nuk mund të presim një rritje të mirëfilltë të fondeve. Por ajo çka do të thotë për ne statusi i vendit kandidat është një mesazh i mirë që u jepet edhe vendeve anëtare për besueshmërinë që po krijon çdo ditë Shqipëria dhe Qeveria shqiptare për të sjellë sa më shumë investime të huaja, të cilat ne shpresojmë jo vetëm do të zhvillojnë vendin, por do të rrisin edhe vendet e punës për qytetarët shqiptarë.

A keni parashikuar një afat kohor se sa na ndajnë nga hapja e negociatave?

Asnjëherë nuk mund të vendosim data në proces. Është procesi më i vështirë dhe më kompleks që mund të ekzistojë ndonjëherë. Etapat që ne na presin janë edhe më të vështira se sa ato që kemi kaluar për marrjen e  statusit. E rëndësishme është që Shqipëria të vijojë me ndërmarrjen e të gjithë reformave kryesore që i nevojiten zhvillimit të vendit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.