☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.15 ▲0.7%
ARI 5,013 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,725 ▲ +3.68% ETH $2,364 ▲ +10.34% XRP $1.5423 ▲ +7.41% SOL $96.7000 ▲ +6.35%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.15 ▲0.7 % ARI 5,013 ▲0.21 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.15 ▲0.7 % ARI 5,013 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Përmbytjet në Shkup, 20 të vdekur dhe 6 të zhdukur. 22 persona në spital

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se rrebeshi masiv i mesnatës së të dielës, si dhe përmbytjet e shkaktuara prej shiut, ka lënë të paktën 20 persona të vdekur, 6 të tjerë të zhdukur, ndërkohë që 22 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë pasi janë plagosur.

Zëdhënësja e policisë, Natalija Spirova Kordikj dha numrin e viktimave teksa foli për “Associated Press” mesditën e kësaj të diele, duke thënë se reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe shtrëngata goditën kryeqytetin maqedonas dhe rajonet periferike të tij, veçanërisht ato veriore.

Shirat nisën që mbrëmjen vonë të së shtunës, ndërsa zëdhënësja e policisë nuk ka dhënë specifikime mbi mënyrën sesi kanë mbetur të vdekur personat e konfirmuar.

Forca speciale të policisë, njësi ushtarake dhe zjarrfikësa janë parë të dërgohen nëpër zonat më të goditura të veriut të Shkupit, konkretisht në fshatrat Stajkovci, Aracinovo dhe Smiljkovci. Qindra shtëpi dhe automjete janë shkatërruar nga përmbytjet. Rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski e përshkroi situatën si “më të keqen e përjetuar ndonjëherë” nga kryeqyteti maqedonas.

Ndërkohë, edhe më në veri, në Kroaci, erërat e stuhishme kanë bllokuar rrugë dhe kanë shtuar trafikun në pikun e sezonit turistik.

Agjencia shtetërore e lajmeve “HINA” thotë se pjesë të autostradës kryesore që lidh kryeqytetin Zagreb me brigjet e Adriatikut kanë qenë të mbyllura gjatë së dielës. Automjetet e ulëta janë lejuar vetëm nëpër seksionet e poshtme të autostradës, si dhe nëpër rrugët rajonale në veri, pranë qytetit portual të Rijekës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.