☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.64 ▼2%
ARI 4,725 ▲2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,825 ▼ -0.26% ETH $2,156 ▼ -2.26% XRP $1.4537 ▼ -1.02% SOL $89.6400 ▼ -0.78%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,725 ▲2.59 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,725 ▲2.59 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Përmbytjet, PD: Rama të ndërpresë pushimet e luksit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se, situata e përmbytjeve po përkeqësohet me shpejtësi në të gjithë vendin, me dhjetëra familje që sipas tij kanë mbetur në qiell të hapur e shumë të tjera që rrezikojnë nga ujërat që po vërshojnë nga jugu në veri.

Spaho ka theksuar gjithashtu se, edhe rendi e siguria janë në rënie me shpejtësi të rrufeshme në këtë fillim viti, duke nënvizuar se, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima, 2 të ekzekutuar me armë zjarri në Vlorë dhe Durrës dhe një në një aksident rrugor.

“Një gjendje e rëndë ankthi dhe pasigurie ka kapluar të madh e të vogël. Të vetmit që nuk i bëhet vonë dhe vazhdon pa teklif pushimet luksoze në Majemi është kryeministri, i cili sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe në krah të qytetareve që po kalojnë orë të vështira. Ky aheng e kjo festë e shfrenuar e tij në këto orë dramatike, kur vendi është në emergjencë kombëtare, është tregues i pacipësisë dhe papërgjegjshmërisë të kryeministrit”, ka thënë Spaho.

Sipas tij, kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë dëshmuar prej kohësh që i vetmi interes i tyre është të vjedhin dhe jo të qeverisin, të bëjnë pazar me pasuritë publike të vendit e jo të investojnë për përmirësimin e jetës së qytetareve dhe të infrastrukturës, “që do ta bënte gjithnjë e më të vështirë përmbytjen masive në kohë reshjesh”.

“Në emër të opozitës, i bëj thirrje kryeministrit “de jure” Edi Rama, të ndërpresë urgjentisht pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehet në Shqipëri për të ushtruar përgjegjësitë që ka aktualisht si kryeministër edhe për pak kohë, pasi shqiptarët nuk e meritojnë një njeri që rend pas qejfit dhe pasionit dhe lë një popull në mëshirë të fatit”, ka thënë Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.