☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,816 ▲ +0.29% ETH $2,261 ▲ +0.34% XRP $1.2503 ▼ -0.04% SOL $94.1500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Pesë denoncime për dhunë në familje, ndalohen tre persona

MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit kanë pranuar denoncime për dhunë në familje, ndërsa tre persona janë privuar nga liria.

“Më 10.05.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, një grua 53-vjeçare nga Kriva Pallankë denoncoi se më 07.05.2026 rreth orës 13:00, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj M.M”.

“Më 11.05.2026 në orën 00:30 në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria V.T. (40) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit paraprak të babait të tij 61-vjeçar, se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, e kishte sulmuar fizikisht”.”Më 10.05.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, një burrë 57-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, djali i tij i mitur i kishte bërë kërcënime me jetë”.

“Më 09.05.2026 në orën 22:45 në Berovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Berovë e privuan nga liria D.K. (47) nga rajoni i Berovës, duke vepruar pas kallëzimit paraprak se nuk e kishte respektuar masën e përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje të shqiptuar nga Gjykata Themelore Berovë dhe e kishte shqetësuar, fyer dhe maltretuar bashkëshorten e tij”.

“Më 10.05.2026 në orën 15:35 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria një 49-vjeçare nga Velesi, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se fillimisht me mesazhe kishte kërcënuar motrën e saj 52-vjeçare, pas çka kishte shkuar në oborrin e saj dhe kishte vazhduar me kërcënimet. Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej theksojnë se “po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.