🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,723 ▲0.36%
DOW 47,082 ▲0.29%
NASDAQ 22,464 ▲0.4%
NAFTA 94.22 ▲1.9%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,210 ▲ +0.51% ETH $2,328 ▲ +1.42% XRP $1.5187 ▲ +0.6% SOL $94.4400 ▲ +0.53%
S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Petrit Vasili: LSI arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite në zgjedhjet e fundit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte pjesë e një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim në kampin e Jalës, ku ka diskutuar me ta në lidhje me aktualitetin politik në vend, si dhe për mundësitë që të rinjtë kanë të marrin vetëm fatet e vendit në dorën e tyre.
Vasili u shpreh se LSI-ja arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij ky rezultat mund të ishte edhe m i mirë nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëve.
“Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-ja arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish”, – tha Vasili, duke shtuar se opozita nuk është çështje numrash, por morali dhe se duhet qëndruar fort kundër padrejtësive që u bëhen qytetarëve nga një qeveri që është peng i interesave të shëmtuara.
“Megjithatë, ky është një rezultat shumë i mirë, i cili i përdorur si duhet, është një kapital i jashtëzakonshëm. Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve, – vijoi Vasili. – Në këtë drejtim, ne kemi sot të gjitha ato që na duhen për të bërë një opozitë jo thjesht dhe vetëm të fortë, jo thjesht dhe vetëm me ide, por një opozitë që vërtet është pasqyrë e një qeverie fytyrë-shtrembër, që është peng i interesave të shëmtuara”. Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së shtoi se kampi i LRI-së është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të marrin eksperienca të vlefshme.
“Prandaj, në këtë kamping, ju keni mundësinë që jo vetëm të rriteni, por edhe të keni një komunikim me mjaft njerëz me vlera të jashtëzakonshme që janë këtu”, – theksoi Vasili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.