🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.35 ▼0.11%
ARI 3,970 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,138 ▼ -1.28% ETH $2,259 ▼ -0.56% XRP $1.2519 ▲ +0.51% SOL $92.6100 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

Ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova thotë se në Shkup nuk ka mjaftueshëm vullnet politik për zbatimin e asaj që është dakorduar në kompromisin evropian të vitit 2022 dhe vlerëson se konfrontimi dhe retorika antibullgare vetëm e largojnë procesin e integrimit evropian.

Në një intervistë për gazetën bullgare “Standard”, Petrova kujton se në vitin 2022 ka qenë pjesë e ekipit që e përfaqësonte pozicionin bullgar para Bashkimit Evropian dhe thotë se Sofja ka arritur t’i bindë partnerët evropianë ta pranojnë atë pozicion.“Kompro­misi evropian i vitit 2022 ishte sukses i madh sepse u mbështet me konsensus të qartë ndërinstitucional në Bullgari”, ka deklaruar Petrova. Ajo shtoi se arritja e një konsensusi të tillë ishte e vështirë dhe pikërisht kjo, sipas saj, i dha peshë shtesë marrëveshjes.

Petrova pretendon se Bullgaria nuk vendos kushte të reja për Maqedoninë dhe nuk kërkon asgjë jashtë kornizës tashmë të përcaktuar evropiane. Sipas saj, besimi mes dy vendeve mund të ndërtohet vetëm përmes përmbushjes së obligimeve të marra dhe një qasje konstruktive në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Ajo e kritikon edhe retorikën aktuale në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, duke vlerësuar se konfrontimi nuk i ndihmon Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por çon në humbje kohe.

Në intervistë Petrova e përmend edhe rastin me Iva Mihajlova, duke vlerësuar se qëndrimi i autoriteteve maqedonase në atë rast nuk lë hapësirë për optimizëm më të madh se së shpejti mund të ketë përparim më serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.