☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,740 ▲0.12%
DOW 53,628 ▲0.11%
NASDAQ 26,555 ▲0.05%
NAFTA 82.86 ▼0.8%
ARI 4,598 ▼1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,356 ▼ -0.86% ETH $2,504 ▼ -0.37% XRP $1.4254 ▼ -2.36% SOL $105.5100 ▼ -1.05%
S&P 500 7,740 ▲0.12 % DOW 53,628 ▲0.11 % NASDAQ 26,555 ▲0.05 % NAFTA 82.86 ▼0.8 % ARI 4,598 ▼1.42 % S&P 500 7,740 ▲0.12 % DOW 53,628 ▲0.11 % NASDAQ 26,555 ▲0.05 % NAFTA 82.86 ▼0.8 % ARI 4,598 ▼1.42 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

MALI I ZI – Podgorica paralajmëron veprime hibride për destabilizimin e vendit

– Mali i Zi ka paralajmëruar për mundësinë e veprimeve hibride të koordinuara, në një kohë kur vendi pritet të vijojë procesin e mbylljes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas informacioneve operative të sigurisë, të bëra publike nga autoritetet, në këto veprime dyshohet se mund të përfshihen zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

”Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj negociues do të shoqërohet me veprime hibride të koordinuara, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve nga rajoni”, tha kryeministri malazez, Milojko Spajiç në X.

”Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe të një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, shtoi ai.

”Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çfarëdo strukture politike”, përfundon Spajiç./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.