⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.44% ETH $2,263 ▲ +0.36% XRP $1.2476 ▼ -0.31% SOL $93.9700 ▼ -1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërin

Qytetarët e Islandës votojnë në fund të gushtit (nesër, data 29) në një referendum, në të cilin do të tregojnë nëse duan që vendi t’i rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rezultati pritet të jetë i ngushtë, pasi sondazhet lënë të kuptohet se elektorati është thellësisht i ndarë për këtë çështje. Referendumi nuk vendos në vetvete për aderimin në bllokun 27 anëtarësh, por vetëm për rikthimin e negociatave.

Një votë “pro” megjithatë konsiderohet do të ndryshonte dinamikën e procesit të zgjerimit të BE-së.

Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktualisht shtetet më të avancuara në negociata, dhe ndonëse një rikthim i Islandës e vendos dhe atë në garë te drejtpërdrejtë me to, në Tiranë dhe Podgoricë, referendumi shihet pozitivisht pasi konsiderohet dëshmi se sa më i madh të jetë konsensusi në Europë në favor të zgjerimit, aq më mikpritës bëhet mjedisi politik për të gjitha vendet kandidate që kanë investuar seriozisht në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.

“Ne nuk e shohim procesin e zgjerimit si një lojë me rezultat zero, ku përparimi i një vendi përbën humbje për një vend tjetër. Përkundrazi, një rezultat pozitiv në Islandë mund të krijojë një moment të ri politik në nivel europian për debatin mbi zgjerimin dhe të forcojë bindjen se Bashkimi Europian mbetet projekti më i suksesshëm politik, ekonomik dhe gjeopolitik në kontinen”, deklaruan nga ministria e Jashtme e Shqipërisë për Radion Europa e Lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.