MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
Tre shtetas të Maqedonisë, një i rritur dhe dy të mitur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje në autostradën A1, pranë Unecit, në Slloveni, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Sipas MPJ-së, në aksident janë lënduar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet, të cilët gjithashtu janë shtetas të Maqedonisë.
“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë ka marrë njoftim zyrtar nga policia sllovene për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur më 27 gusht 2026 në autostradën A1, pranë Unecit. Në aksident kanë humbur jetën tre persona – një i rritur dhe dy të mitur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet janë lënduar dhe gjithashtu janë shtetas të Maqedonisë. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente policore në Koper”, thuhet në njoftim.Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në komunikim me institucionet kompetente sllovene dhe po ndjek zhvillimin e mëtejshëm të procedurës.
Sipas Auto-Moto Lidhjes së Sllovenisë, aksidenti ndodhi dje pasdite, kur një kamion, për shkak të një defekti, ishte ndalur në hapësirën e parashikuar për ndalim. Për arsye ende të panjohura, drejtuesi i automjetit ka goditur pjesën e pasme, në anën e majtë, të rimorkios.
Në momentin e aksidentit, në automjet ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tre personave në vendin e ngjarjes. Një person i lënduar rëndë është transportuar me helikopter në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar me ambulancë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.