🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.30 ▼0.17%
ARI 3,969 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,149 ▼ -1.19% ETH $2,258 ▼ -0.58% XRP $1.2499 ▲ +0.42% SOL $92.5000 ▼ -1.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Për dy vite kemi krijuar 17 mijë vende të reja pune

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, qeveria ka krijuar 17.000 vende të reja pune.

Sipas tij, numri i të punësuarve është rritur nga 691.000 në 708.000. Mickoski theksoi se, sipas këtyre shifrave, qeveria e mëparshme nuk kishte krijuar kaq shumë vende të reja pune gjatë shtatë viteve.

Mickoski tha se pret që kjo shifër të rritet më tej me hapjen e qendrave të të dhënave (data center) dhe industrive shoqëruese.Ai shprehu pritshmërinë që zhvillimi i kësaj industrie të krijojë mundësi që një pjesë e madhe e të rinjve që janë larguar nga Maqedonia e Veriut të kthehen në vend dhe të vazhdojnë jetën këtu me familjet e tyre.

“Para dy ose tre ditësh, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi shifrën se kjo qeveri, gjatë dy viteve të fundit, nga tremujori i tretë i vitit 2024 deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka krijuar 17.000 vende të reja pune. Nga 691.000 të punësuar në 708.000 të punësuar”, tha Mickoski.

Ai shtoi se gjendja në Evropën Perëndimore nuk është më ajo që ishte pesë apo dhjetë vjet më parë dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të zhvilluar ekonominë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.