☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,807 ▲ +0.11% ETH $2,235 ▲ +0.27% XRP $1.1625 ▼ -1.84% SOL $89.6900 ▼ -0.54%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Pikantet e Tirana-Partizani/ Premio, Kobiljar dhe Tare ofendojnë të kuqtë! Harrohet e kaluara e gjyshit dhe babait te “demat”

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zbritur në dhomat e zhveshjeve të stadiumit “Air Albania” për të takuar skuadrën pas fitores në derbi, ndërsa siç është bërë e zakonshme pas suksesit në një sfidë të tillë, ka premtuar një premio të majme. Ai ka theksuar se shpresonte që loja në derbi të ishte një sinjal […]

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zbritur në dhomat e zhveshjeve të stadiumit “Air Albania” për të takuar skuadrën pas fitores në derbi, ndërsa siç është bërë e zakonshme pas suksesit në një sfidë të tillë, ka premtuar një premio të majme.

Ai ka theksuar se shpresonte që loja në derbi të ishte një sinjal që skuadra vitin tjetër do të dominonte futbollin shqiptar.

“Ju falënderoj shumë, jam shumë i gëzuar për të gjithë sakrificën qe keni bërë. Për mua është gëzim dhe ju keni gëzuar të gjithë tifozët tanë. Nëse e keni vënë re, nëse do të bëjmë ndeshje të tilla si sot(të shtunën), që ishte një nga ndeshjet tona më të bukura, shpresojmë që ne të mbushim stadiumin herë tjetër plot. Pse e them këtë? Sepse shpresoj që sezonin e ardhshëm do të bashkëpunojmë përsëri të gjithë bashkë. Kuptohet që do të ketë edhe blerje te tjera që ne ta dominojmë kampionatin shqiptar dhe të mos vuajmë si vuajtëm këtë vit. Ju falënderoj të gjithëve pa masë, ju uroj suksese. Sa i përket premios, pa u lodhur ju, nga një premio do e bëjmë. Sa çdo marrim xhiro nga stadiumi, ndoshta 40, 50…”, tha Halili ndërsa futbollistët shpërthyen menjëherë në brohoritje.

-Në fund të sfidës, ashtu siç është bërë e zakonshme, lojtarët e Tiranës kanë shkuar poshtë tribunës së ultrasve të tyre për të festuar. Këtë radhë, festa ishte me kore ofenduese kundër Partizanit, të cilët lojtarë e bardhebluve nuk ngurruan t’i këndonin të entuziazmuar, përfshirë edhe lojtarët e huaj apo edhe Etien Tare, familja e të cilit ka lidhje të ngushta me klubin e kuq. Rijad Kobiljar “kaloi limitet”. Ai mori megafonin nga tifozët dhe për disa sekonda u kthye në “ultras”. Për këtë të fundit, disiplina mund të rezervojë një dënim siç ndodhi vite më parë me Gentian Muçën.

-Kobiljar kërkon si i çmendur të ekzkutojë goditjen e dënimit në të 83-ën Shehi i thotë jo dhe e godet te faqet me lehtësi. Është pikërisht goditja e dënimit që kthehet në gol nga Alvarezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.