🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.14 ▼1.11%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,673 ▲ +3.42% ETH $2,432 ▲ +5.81% XRP $1.3117 ▲ +2.81% SOL $96.3200 ▲ +3.53%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bundesliga

Kane: Nuk më obsesionojnë Mbappé dhe Haaland. Kur kalon 60 gola në sezon, matesh me CR7 dhe Messi

Harry Kane ka dhënë një intervistë për “L’Équipe”, ku ka analizuar sezonin e tij të madh me Bayern Munich dhe kandidaturën e mundshme për “Topin e Artë”, që këtë sezon do të ndahet në Londër. Sulmuesi anglez, i cili ka shënuar mbi 60 gola në një sezon të jashtëzakonshëm, theksoi se nuk është i fiksuar pas rivalitetit me Haaland dhe Mbappé, për t’i tejkaluar në statistika.

Për mungesën e trofeve para Bayernit: “Është e vërtetë që kam qenë i durueshëm në këtë aspekt, në krahasim me lojtarë të tjerë në nivelin tim. Ndihesha sikur bëja sezone të mëdha, por skuadra nuk bënte hapin e madh. Sa më shumë kalonin sezonet, aq më shumë isha i motivuar për trofe dhe e dija se te Bayerni do të kisha më shumë mundësi”.

Për “Topin e Artë”: “Do të isha mes favoritëve, sidomos nëse Anglia fiton Botërorin. Gjithsesi, duhet marrë në konsideratë edhe finalja e Champions-it, ku unë nuk isha”. Për 66 golat me Bayernin: “Nuk e prisja këtë shifër. Kur kalon 60 gola, hyn në nivele që i kanë arritur vetëm Messi dhe Cristiano Ronaldo”. Për Haaland dhe Mbappé: “Nuk jam i obsesionuar të bëj më shumë se ata, thjesht kam qenë konstant, pa rënie forme”.

Për Botërorin: “Ambicia jonë si kombëtare është ta fitojmë. Jemi afruar shpesh në turne të mëdhenj, këtë herë kemi një trajner të ri”. Për raportin me Tuchel: “Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Ai ishte një nga arsyet pse firmosa me Bayernin, ka ndikuar edhe te kombëtarja”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.