Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari, i dëmtuar me mjete të forta një tjetër
Veç 33-vjeçarit, u dëmtua me mjete të forta edhe një person tjetër. Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Konflikti mes personave nisi fillimisht në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ndërsa mbeti i plagosur në këmbë I. H., dhe i dëmtuar me mjete të forta A. Q..
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat dhe po marrin në pyetje persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Pas veprimeve të para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Ende nuk dihet konfliki që çoi në plagosjen e dy personave këtë të diel.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.