🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.23 ▼0.71%
ARI 4,125 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,879 ▼ -0.55% ETH $2,122 ▼ -1.16% XRP $1.0956 ▼ -1.9% SOL $86.1300 ▼ -2.14%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.23 ▼0.71 % ARI 4,125 ▲0.25 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.23 ▼0.71 % ARI 4,125 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Një 22-vjeçar u arrestua sot në Shëngjin, pasoi 3 vite më parë në bashkëpunim me vëllanë, plagosi rëndë një shtetas. Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasin Gabriel Marku.

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën “arrest në burg” për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj.”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.