Play Off-i i Botërorit/ Anglezi Michael Oliver do të vendosë drejtësi në finalen Kosovë-Turqi
UEFA ka publikuar emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësi në sfidën Kosovë-Turqi, finalen e Play Off-it, që vlen një vend në fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Anglezi Michael Oliver do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Stuart Burt dhe James Mainwaring do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Christopher Kavanagh.
Finalja e Play Off-it të Kupës së Botës mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të martën, më 31 mars 2026, në orën 20:45.
The post Play Off-i i Botërorit/ Anglezi Michael Oliver do të vendosë drejtësi në finalen Kosovë-Turqi appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.