☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,743 ▲0.43%
DOW 54,017 ▲0.25%
NASDAQ 26,602 ▲0.96%
NAFTA 77.05 ▼0.31%
ARI 4,420 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $65,114 ▲ +1.02% ETH $1,927 ▲ +0.92% XRP $1.0374 ▼ -0.82% SOL $74.2900 ▲ +1.36%
S&P 500 7,743 ▲0.43 % DOW 54,017 ▲0.25 % NASDAQ 26,602 ▲0.96 % NAFTA 77.05 ▼0.31 % ARI 4,420 ▲2.79 % S&P 500 7,743 ▲0.43 % DOW 54,017 ▲0.25 % NASDAQ 26,602 ▲0.96 % NAFTA 77.05 ▼0.31 % ARI 4,420 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Politika

Plehrat e Tiranës shkaktojnë debat në Këshillin Bashkiak

Situata me plehrat në Tiranë nxiti debate në Këshillin Bashkiak, ku anëtari Krenar Canollari, nga PSD, i kërkoi llogari të martën nënkryetares së bashkisë, Anuela Ristani, se si po menaxhohet kjo situatë.

“Kjo është rruga Shaban Bardhoshi, e ke kështu… për mos të marr rrugë të tjera që janë shumë keq. A ka marrë masa për nënkontraktorin që ka kontratë me Bashkinë dhe përcakton qartë detyrimet për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Tiranës? Çfarë masash keni marrë ju, kush ka përgjegjësi për këtë gjendje që është Tirana sot, që ka nevojë të pastrohet dhe jo të bëhet sikur pastrohet?”

Ristani shpjegoi për anëtarët se volumi dhe rrugët që pastrohen në Tiranë janë rritur, e për këtë do të ketë tarifime të reja për kompaninë.

“Për gjendjen e rëndë të asaj rruge, ju e dini nëse ajo rrugë është pjesë e volumit të ri apo të vjetër? Nëse është pjesë e volumit të vjetër dhe është tarifuar dhe nuk është pastruar, patjetër ka gjoba”.

Shpjegimi nuk qe i nevojshëm për anëtarin që kërkoi marrjen e masave për ata që nuk kanë kryer detyrën.

Prej muajsh kryeqyteti po kalon një situatë të vështirë me mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, që shpeshherë kanë qenë të dukshme.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.