🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,783 ▼0.2%
DOW 53,795 ▼0.08%
NASDAQ 26,693 ▼0.41%
NAFTA 82.42 ▲1.44%
ARI 4,431 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,902 ▼ -0.66% ETH $1,875 ▼ -0.6% XRP $0.9990 ▼ -0.99% SOL $74.8700 ▼ -1.51%
S&P 500 7,783 ▼0.2 % DOW 53,795 ▼0.08 % NASDAQ 26,693 ▼0.41 % NAFTA 82.42 ▲1.44 % ARI 4,431 ▲0.24 % S&P 500 7,783 ▼0.2 % DOW 53,795 ▼0.08 % NASDAQ 26,693 ▼0.41 % NAFTA 82.42 ▲1.44 % ARI 4,431 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Politika

“Greqia nuk e do investimin në Zvërnec”, gazetari: Turizmi i jugut rrezikon Korfuzin dhe Kefaloninë

Gazetari Mentor Nazarko thekson se grekët nuk dëshirojnë që investimi i Zvërnecit të realizohet, pasi mund të rrezikohet turizmi në Korfuz dhe Kefaloni.

Sipas gazetarit Athina zyrtare po ashtu ka për qëllim të zgjerojë hartën e zonave minoritare me Nartën dhe Zvërnecin.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko beson që protestuesit kanë arritur ta bindin kryeministrin Rama se “nuk mund të bëhet shaka këtë herë”, nëse tubimi vijon me të njëjtën qëndrueshmëri dhe intensitet.

Për shkak të thirrjeve ne po shikojmë që ka një kriticizëm të fuqishëm ndaj familjes Trump dhe kjo mua më bën kritik për një pjesë të funksionimit të protestës. Një investim i familjes Trump, që afron emrin dhe mobilizon kapitale që vijnë nga të tjera, plus kapitalistët shqiptar,  jam totalisht pro një investimi të tillë. Është një investim që vazhdojë të mbijetojë në Shqipëri. Ishin identifikuar dy zona investimi një në Beograd dhe një në Zvërnec. Në momentin që investimi i Beogradit ka ikur, është interesi ynë kombëtar absolut, jo thjesht për impaktin ekonomik, por edhe gjeopolitik, për kapitalin që vjen nga vendet arabe. Është interesi ynë absolut që ky investim të vijë në Shqipëri”, tha Nazarko.

“Unë mendoj që ka arritur ta bindë qeverinë që s’mund të bëhet shaka këtë herë, nëse protesta do ketë këtë vazhdimësi, intensitet dhe cilësi. Kush janë ata faktor që s’duan që investimi të qëndrojë në Shqipëri? Duket qartë që ka një interes të deep state-it grek. Konkurrenca ekonomike mes shtetesh është legjitime. Greqia është fuqi ekonomike europiane, por turizmi i jugut të Shqipërisë mund të rrezikojë turizmin e Korfuzit apo Kefalonisë. Greqia synon edhe të zgjerojë hartën e zonave minoritare me Nartën dhe Zvërnecin”, vijoi gazetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.