Politika

Plevneliev: Kufijtë në Ballkan nuk duhet të lëvizin

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev deklaroi të martën në Tiranë, se kufijtë e Ballkanit nuk duhet të lëvizin dhe nuk duhet të jenë të dukshëm.

“Si kryesuese e radhës e SEECP Bullgaria do të ketë një axhendë të ngjeshur për stabilitetin në Ballkan”, deklaroi Presidenti bullgar në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore të zhvilluar në Tiranë.
Ngjarjet e fundit në Maqedoni, komentoi ai, kanë dëshmuar nevojën për të afirmuar mbështetjen tonë për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Bullgaria, tha Plevneliev, do të punojë për një deklaratë për të rikonfirmuar parimin e moscënimit të kufijvë kombëtare.

“Ne nuk duam që të ketë luftra në Ballkan, por duam paqe dhe stabilitet. Ne nuk duam që kufijtë të lëvizen më, por duam që këto kufij të mos jenë më të dukshëm. Ne duam që zgjedhja sovrane e popullit të ballkanit të respektohet. Ne duam që njerëzit t’i bëjmë bashkëpunëtorë dhe jo luftëtarë”, tha Kreu i Shtetit të Bullgarisë.

Më 1 qershor Bullgaria merr kryesinë e radhës së SEECP, vijoi fjalën ai, ne do të kemi një agjende të ngjeshur për stabilitetin në rajon.

Sipas tij, ndërveprimi i SEECP është i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit. “Duhet të bashkëpunojmë më shumë me SEECP dhe me shumë institucione të tjera“, tha Presidenti Plevneliev.

Në vijim,  Presidenti bullgar vuri theksin në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Kemi përshpejtuar marrëdhëniet ndërkufitare pasi marrëdhëniet fqinje përbëjnë një instrument të rëndësishëm në
Ballkan”.

Në qoftëse do të shohim si rajonet e izoluara dhe të varfëra ekzistojnë kjo do të na bëjë të kuptojmë se duhet të jemi sëbashku. Çdo komb në rajon duhet të kontribuojë për një Ballkan të zhvilluar dhe të paqtë”, nënvizoi presidenti Bullgar. Sipas tij, ne besojmë se Ballkani është një pjesë interesante e Eruopës.

“Kemi një natyre të bukur dhe mendoj se të gjithë se bashku mund të realizojmë stabilitetin. Bashkë mund të hapim tregje të reja, mund të nxisim turizmin dhe bashkërisht mund të luftojmë terrorizmin dhe varfërinë”, u shpreh më tej Plevneliev.
Kriza në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, nënvizoi Presidenti bullgar, kanë ndryshuar rrënjësisisht situatën e sigurimit dhe kanë prezantuar kërcënime të rieja.

“Këto janë probleme që shkojnë përtej kufijve tanë dhe problemet e tyre janë botërore. Ballkani është një rast i shembullit të mirë. Nëse mbani mend përmbytjen në Bosnje vitin që shkoi dhe jam shumë i lumtur për fakton që bullgaria ka ofruar ndihmë për qindra mijëra banorë në rajon“, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button