roze
Po na shpërqëndron Kendall?
Kendall Jenner i rikthehet sërish fotove joshëse, teksa së fundmi shfaqet me një palë çizme super të gjata.
Por përveç tyre dhe xhinseve, modelja bukuroshe është topless duke mbuluar me krahë asetet e saj.
Çizmet e çuditshme janë të Vetements X Manolo Blahnik dhe kanë një çmim prej 4600 dollarësh.
Sigurisht që ajo mund ta përballojë këtë çmim nëse paguhet nga Fyre Festival në Bahamas, i cili u anullua të premten për shkak të kushteve të këqija.
Kendall, bashkë me një numër modelesh u pagua për të promovuar festivalin muzikor tre ditor.