☁️
Tiranë 9°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.46 ▲0.23%
ARI 4,520 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,336 ▼ -2.76% ETH $2,062 ▼ -4.12% XRP $1.3903 ▼ -3.48% SOL $86.6400 ▼ -3.62%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.46 ▲0.23 % ARI 4,520 ▼1.21 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.46 ▲0.23 % ARI 4,520 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Opinion

Po nuk u distancua Kryeministri nga Kastrati asgjë nuk do të ndodh në tregun e hidrokarbureve

Nga IRENA BEQIRAJ

Ishte mbledhur qeveria të enjte deri në darkë vonë edhe Ministrja e Ekonomisë na dha sihariqin – “Qeveria do të ulë akcizën me 20% edhe do të krijojnë rezervën e sigurisë …..”

U mbars sërisht mali i qeverisë e polli një mi !

Po le ti marrim me rradhë:

– Ulja e akcizës .

Masa e parë ulja e akcizës me 20 % nuk është gjë tjetër veçse një ndryshim në aplikimin e tvsh . Pra, THJESHT një manovër matematikore. Nëse me parë tek baza e tatueshme tatimore shtohej akciza 37 lek e më pas mbi të aplikohej TVSH-ja në masën 20% , qeveria ka vendosur të aplikojë si fillim TVSH-në e pastaj të shtojë akcizën 37 lek ! Kjo është ulja 20% !

– Rezerva e sigurisë .
Deri më sot, që nga krijimi i sektorit, janë kompanitë që duhet të mbajnë rezervën e sigurisë. Fillimisht rezerva që kompanitë e naftës mbanin ishte 30 ditë mesatare shitjeje dhe më pas u bë 90 ditë. Çdo fillim viti, Ministria e Energjisë, në bazë të shitjes që ka pasur çdo kompani një vit më parë, përcakton kuotën sa duhet të jetë rezerva e sigurisë.

Nëse dikush mendon se rezerva mbahet diku në ruajtje, edhe është shtesë mbi sasitë që gjenden në magazina apo pika shitje , e ka gabim. Kjo rezervë llogaritet duke marrë në konsideratë edhe sasitë që ndodhen në pikat e karburantit, sasinë në depozitë bregdetare ( magazinat e lira si Portoromano ) dhe sasinë në udhëtim. Pra, paradoksalisht kompanitë e shumicës përmbushin kushtet ligjore të rezervës me sasinë që kanë gjendje në pikat e karburantit, në magazinën e lire , apo në anije .

Nuk kanë munguar kritikat e vazhdueshme të Sekretariatit të Energjisë për menyrën e ruajtjes , llogaritjes edhe mbikqyrjes së rezërvës së sigurisë por, qeveria nuk ka qënë në gjendje ta krijojë atë, me gjithë premtimet për të ngritur një agjensi të rezervës hidrokarbure që prej 2019 .

Sa herë që çmimi i naftës kërcen në bursë, na shpjegohet taksat, edhe Rama nxjerr nga sirtari i premtimeve të njëjtin premtim, si gratë e vjetra erashkën nga çanta . 4 vite më parë na premtoi:
“Ne si qeveri, ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës sot angazhohet për të krijuar rezervën e vet të naftës duke përdorur Albpertol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija”.

Luftërat vazhdojnë por mënyra sesi në llogarisim ruajmë edhe mbikqyrim rezervën na siguron në rastin më të mirë që kemi naftë për 90 ditë, por asesi nuk ofron asnjë mekanizëm për të stabilizuar çmimin .
Në tregun e naftës i cili është oligopol ku 62% të gjithë zinxhirit të tregut ( që nga administrimi i zonave të lira ) e mbajnë 2 kompani janë po këto 2 kompani që përcaktojnë të pa shqetësuara çmimet me të cilën kjo rezervë shitet në treg .

Megjithëse qeveria me kast e ka futur edhe opozitën në debatin e nivelit të taksave që aplikohen mbi karburantin, edhe bën sikur i ul ato , problemi është tregu oligopol edhe mungesa e plotë e mekanizmave për të stabilizuar çmimet ne afat të shkurtër edhe në afat të gjatë .

Pra shkurt për të stabilizuar goditjet që vijnë nga bursat në afat të shkurtër duhet ngritur rezerva shtetërore e sigurisë, për të ulur çmimet në treg në afat të gjatë DUHET prishur oligopoli, edhe më pas mund të diskutohet edhe ulja e nivelit të taksave .

Pa këtë rradhë pune, çdo qeveri do të mbarsë në mbledhje të gjata politika që pjellin “një mi”. Por , kjo rradhë pune kërkon që Kryeministri ( pavarësisht emrit ) të distancohet nga Kastrati . Deri atëherë asgjë nuk do të ndodh në tregun e hidrokarbureve!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.