Kronika

Pogradec, digjet një automjet, flakët rrezikojnë pallatin

Një automjet i parkur është përfshirë nga flakët gjatë ditës së premte në qytetin e Pogradecit, duke rrezikuar edhe pallatin pranë të cilit ishte parkur.

Burime nga policia e Pogradecit bëjnë të ditur se automjeti me targë AA 745 IF është në pronësi të shtetasit Nertil Çollaku.

Dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button