Politika
Pogradecin e merr PS-ja, gjashtë bashkitë e qarkut Korçë marrin ngjyrën e socialistëve
Përfundon numërimi i votave në Pogradec.
Kandidati i Partisë Socialiste Ilir Xhakolli, ka fituar me një diferencë të thellë ndaj dy kandidatëve të tjerë.
Siç bëhet me dije Xhakolli ka marrë 17881 vota ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zini Tollozhina ka marrë në total 8066 vota
Të gjashta bashkitë e qarkut Korçë janë fituar nga të majtët.