🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,655 ▲ +0.44% ETH $2,004 ▲ +1.12% XRP $1.3425 ▲ +0.62% SOL $83.0200 ▲ +0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Policia e shtetit bën bilancin e punës 1-vjeçare, 17% më pak vrasje

policia1Policia e Shtetit bëri bilancin e punës për periudhën shtator 2013-shtator 2014 ku të dhënat tregojnë për ulje të aktivitetit kriminal.

Sipas këtyre të dhënave vrasja, vepra më e rëndë penale, ka pasur një ulje me 17 për qind, është 6-fishuar sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në këtë periudhë kohore, dhe u asgjësua 5 herë më shumë bimë narkotike kanabis sativa.

Këto dy tregues janë përmirësuar kryesisht falë operacioneve antidrogë në shkallë kombëtare e të përqendruara kryesisht në Lazarat dhe në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër.

Rritje prej 111 për qind ka pasur në sekuestrimin e pasurive të vëna nga aktivitete kriminale, ndërkohë që treguesit flasin për përmirësime dhe në luftën kundër korrupsionit. 83 për qind më shumë është numri i personave të vëna nën akuzë për këtë vepër, ndërsa rastet e hetuara janë 64 për qind më shumë.

Përmirësime, sipas Policisë së Shtetit ka patur edhe në uljen e aksidenteve rrugore ku janë vërejtur 16 për qind më pak në krahasim me periudhën shtator 2012-shtator 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.