Policia shqiptare zbardh planin e vrasjes së kryetares së komunës së Gjakovës
Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet për vrasësit shqiptarë, të paguar për ekzekutimin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe sekretarin e institucionit të saj.
Pas kësaj ngjarje, dy vrasësit do ekzekutonin kundrejt 300 mijë eurove kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari -Lila. Në rrëfimin e regjistar nga hetuesit, 24 vjeçari, ka treguar se bashkë me A.Shiqerukajn ka qëndruar dy javë në hotel Jakova, me të gjitha shpenzimet e paguara, kohë kjo për të vëzhguar dhe ndjekur dy objektivët. Sipas dëshmisë, i riu i ka thënë hetuesve se dy pistoletat, një kallashnikov, një snajeper dhe makinën me të cilën lëviznin për të ndjekur objektivët ia kishte siguruar biznesmeni gjakovar.
Në dëshmi thuhet se 4 ditë para se 24 vjeçari t’i dorëzohet policisë së Tropojës, ka tentuar të vrasë sekretarin e komunës në një parking publik por për shkak se ishte i shoqëruar me fëmijët nuk e kishin kryer atë. Vetëm 4 ditë pas kësaj ngjarje, i riu është dorëzuar në policin e Tropojës, duke rrëfyer planin dhe më pas është transferuar drejt kryeqytetit ku është marr edhe dëshmia e plot e tij. Burimet thonë se përveç dëshmisë, i riu është dërguar edhe në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës ku ka treguar për hetuesit vendet e qëndrimit, takimet, bizneset e porositësit dhe pseudonimin e tij, pasi nuk i kishte treguar emrin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.