☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,540 ▼0.78%
DOW 46,222 ▼0.45%
NASDAQ 21,696 ▼1.06%
NAFTA 94.34 ▲4.45%
ARI 4,441 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,975 ▼ -2.66% ETH $2,068 ▼ -4.3% XRP $1.3629 ▼ -3.14% SOL $87.5300 ▼ -4.66%
S&P 500 6,540 ▼0.78 % DOW 46,222 ▼0.45 % NASDAQ 21,696 ▼1.06 % NAFTA 94.34 ▲4.45 % ARI 4,441 ▼2.44 % S&P 500 6,540 ▼0.78 % DOW 46,222 ▼0.45 % NASDAQ 21,696 ▼1.06 % NAFTA 94.34 ▲4.45 % ARI 4,441 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Poloni: Kulla vrojtimi drejt Kaliningradit rus

Polonia ka qendrim shumë skeptik ndaj politikës ruse. Të dyja vendet kanë një kufi të përbashkët prej 200 km përgjatë enklavës ruse të Kaliningradit. Këtë kufi tani Polonia do ta sigurojë me kulla të larta vrojtimi.

Kaliningrad Panorama

Polonia do ta përforcojë vëzhgimin e kufirit të saj me enklavën ruse të Kaliningradit duke ndërtuar disa kulla vrojtimi. Kullat e larta nga gjashtë deri në 50 metra, do të jenë ngritur deri në qershor, i tha një zëdhënëse e Policisë kufitare polake agjencisë polake të lajmeve PAP.

Shpenzimet e ndërtimit në shumën prej 14 milionë Zloty (3,7 milionë euro) u siguruan në treçerekun e tyre nga fonde të BE për sigurimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Raketë ruse Iskander
Raketë ruse “Iskander”

Enklava ruse e Kaliningradit ndodhet në Detin Baltik, e rrethuar nga Polonia dhe Lituania. Për shkak të konfliktit të Ukrainës, të dyja këto vende kanë qendrim shumë mosbesues përballë Rusisë.

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite deklaroi në mars, se Rusia ka stacionuar në Kaliningrad raketa Iskander, në gjendje që të bartin mbushje bërthamore, të cilat “madje mund të arrijnë edhe Berlinin”. Edhe në mediet ruse ka pasur informacione të tilla. Ky dyshim është shprehur edhe në vitet e kaluara, për shembull në vitin 2013. Por atëherë, informacione të tilla Rusia i përgënjeshtroi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.