Te ndryshme

‘Porta e Ferrit’, krateri që digjet prej 44 vitesh

‘Porta e Ferrit’, u pagëzua me këtë emër nga banorët e zonës dhe ndodhet pranë fshatit Derveze, në shkretëtirën veri-perëndimore të vendit.w_dervaza2  Gjithçka nisi në vitin 1971, kur kërkues të ish-Bashkimit Sovjetik nisën kërkimet për gaz dhe naftë. Dhe ata kishin të drejtë.porta-dell-inferno
Nëntoka në këtë rajon të Turkmenistanit fsheh sasi të mëdha gazi. Por gjatë gërmimeve, toka u shemb duke formuar një gropë mbi 20 metër të thellë dhe me diametër prej 70 metrash.  Nga ky incident nisi të çlirohej gaz metan, tepër helmues për njeriun, në mënyrë të pakontrolluar në sipërfaqe.DerwezeRusët menduan si zgjidhje ndezjen dhe djegien e sasisë së gazit që çlirohej për të shmangur helmimin e banorëve lokalë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte parashikuar; edhe sot e kësaj dite, nga një distancë prej 44 vitesh, flakët vazhdojnë që të digjen, duke përhapur një erë të fortë të squfurit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button